Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027

Pjesëmarrja publike e qytetarëve dhe aktorëve në vendimarrje vendore

Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në të gjitha nivelet e vendimarrjes është një parakusht për një demokraci funksionale, e cila iu mundëson qytetarëve dialog të hapur për çështje kritike, rol aktiv në politikbërje dhe kontribuon në forcimin e qeverisjes.
Bashkia Tiranë është duke hartuar Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 (SZHQBT), një nga dokumentat më të rëndësishëm të planifikimit strategjik në nivel vendor, i cili projekton zhvillimin e qytetit në 5 vitet e ardhshme. Me qëllim garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës gjatë hartimit të këtij dokumenti, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Këshillin e Europës (KiE) po zbaton Metodologjinë e Pjesëmarrjes Publike në Vendimarrje të KiE, e cila ka në thelb krijimin e një kuadri operacional dhe një sërë mekanizmash që duhet të përdoren për identifikimin, vlerësimin e potencialit, dhe aktivizimin e çdo aktori apo pale të interesit në proceset e vendimarrjes.

Vlerësimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022

Strategjia e Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022 (SZHQBT), e miratuar me Vendimin nr. 160, datë 21.12.2018 të Këshillit Bashkiak, shërbeu si një platformë strategjike dhe gjithëpërfshirëse, duke hedhur bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të gjithë sektorëve dhe siguruar një manaxhim të suksesshëm të kapitalit natyror, njerëzor dhe social për rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
Me përfundimin e periudhës së zbatimit, Bashkia Tiranë me mbështetjen e organizatës FLAG të kontraktuar nga KiE, realizuan procesin e vlerësimit të SZHQBT 2018-2022 duke përdorur metodologjinë e Bankës Botërore. Analiza e kuadrit logjik formon bazën për vlerësimin sasior, i cili më pas u krahasua me opinionet e qytetarëve si dhe me burimet financiare të angazhuara për zbatimin e strategjisë.
Nëpërmjet këtij procesi ështe vlerësuar progresi i bërë gjatë zbatimit të SZHQBT 2018-2022, përmbushja e qëllimit dhe objektivave strategjike, efektiviteti i programeve të zbatuara, efikasiteti, impakti, praktikat e mira si edhe janë nxjerrë rekomandimet për hartimin e strategjisë së re.

 

Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027

Bashkia Tiranë me Vendimin nr. 160, datë 21.12.2018 të Këshillit Bashkiak, miratoi Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022 (SZHQBT), e cila shërbeu si një platforme strategjike gjithëpërfshirëse dhe hodhi bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të gjithë sektorëve duke siguruar një manaxhim të suksesshëm të kapitalit natyror, njerëzor dhe social për rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
Me përfundimin e periudhës së zbatimit, Bashkia Tiranë me mbështetjen e organizatës FLAG të kontraktuar nga KiE, realizuan procesin e vlerësimit të SZHQBT 2018-2022 duke përdorur metodologjinë e Bankës Botërore. Analiza e kuadrit logjik formon bazën për vlerësimin sasior, i cili më pas u krahasua me opinionet e qytetarëve si dhe me burimet financiare të angazhuara për zbatimin e strategjisë.
Nëpërmjet këtij procesi ështe vlerësuar progresi i bërë gjatë zbatimit të SZHQBT 2018-2022, përmbushja e qëllimit dhe objektivave strategjike, efektiviteti i programeve të zbatuara, efikasiteti, impakti, praktikat e mira si edhe janë nxjerrë rekomandimet për hartimin e strategjisë së re.

Konsultimi Publik