Instrumenti i pjesëmarrjes qytetare

“Civil Participation in Decision-Making Toolkit” është një instrument i cili përmban strategji dhe mekanizma për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrje. Kjo metodologji është zbatuar në disa shtete të Europës dhe për herë të parë në Shqipëri po përdoret nga Bashkia Tiranë në kuadër të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë (SZHQBT) 2023-2027.

 

Ky instrument inovator identifikon aktorët e interesit, analizon potencialin e tyre dhe përshtat strategjinë e duhur për të nxitur pjesëmarrjen publike. Metodologjia sjell një vlerë të shtuar në përfshirjen qytetare në politikbërje dhe vendimarrje, duke garantuar transparencë, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri përmes:

  • Promovimi i vlerave dhe standardeve Europiane të pjesëmarrjes dhe llogaridhënies në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar që në fazat e para të formulimit të SZHQBT 2023-2027.
  • Angazhimi i qytetarëve në të gjitha nivelet e procesit të vendimarrjes duke patur në konsideratë interesat dhe ndikimin e tyre.
  • Metodologjia synon arritjen e rezultateve të qëndrueshme, përfshirja e gjerë e grupeve të interesit gjatë çdo faze të hartimit të strategjisë nxit bashkëpunimin me qeverisjen vendore, si edhe një angazhim më të madh për zbatimin e suksesshëm të strategjisë