Vlerësimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022

Bashkia Tiranë me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. prot. 160, datë 21.12.2018, miratoi Strategjinë e Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022 (SZHQBT), që shërbeu si një platforme strategjike dhe gjithëpërfshirëse dhe hodhi bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të gjithë sektorëve duke siguruar një manaxhim të suskseshëm të kapitalit natyror, njerëzor dhe social për rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
Me përfundimin e periudhës së zbatimit Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Këshillit të Europës nëpërmjet FLAG realizuan procesin e vlerësimit të SZHQBT duke përdorur metodologjinë e Bankës Botërore, ku analiza e kuadrit logjik formon bazën për vlerësimin sasior, i cili më pas u krahasua me opinionet e qytetarëve si dhe me burimet financiare të angazhuara për zbatimin e strategjisë.
Qëllimi i këtij procesi ishte vlerësimi i progresit të bërë gjatë zbatimit të saj, përmbushja e qëllimit dhe objektivave strategjikë, efektiviteti i programeve të zbatuara, efikasiteti dhe impakti, praktikat e mira si dhe dhënia e rekomandimeve për hartimin e strategjisë se re.