Konsultimi Publik

Konsultimi publik është një nga format më transparente të vendimarrjes me pjesëmarrje, ku qytetarët, shoqëria civile dhe aktorët e interesit përmes dialogut të hapur informohen dhe shprehin qëndrimet e sugjerimet lidhur me iniciativat e autoriteteve.

Bashkia Tiranë prej vitesh jo vetëm zbaton këtë kuadër ligjor, por nëpërmjet metodologjive inovative dhe instrumentave praktikë përpiqet ta perfeksionojë këtë proces duke ndërtuar ura komunikimi të qendrueshme me qytetarët  për të garantuar transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Aktualisht jemi duke hartuar një nga dokumentat më të rëndësishëm në nivel vendor, Strategjinë e Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027, që do të projektojë linjat kryesore të zhvillimit të qytetit në 5 vitet ardhshme. Përmes planifikimit strategjik Bashkia e Tiranës do të përcaktojë shtyllat kryesore ku do të mbështeten e gjithë puna jonë dhe që do të në udheheqë drejt një rritje të qendrueshme ekonomike dhe sociale përmes një menaxhimi të susksesshmë të kapitalit njerëzor, natyror dhe social.

Në këtë kuadër Bashkia e Tiranës i ka dedikuar procesit të konsultimit një hapësirë të vecantë  në faqen zyrtare të saj, për të shtuar edhe një kanal komunikimi dhe transparence që rrit nivelin e angzhimit të palëve të interesuara dhe do të përmirësojë cilësinë e politikbërjes duke gjeneruar ekspertizë dhe perspektiva alternative

Faza 1: Prezantimi i Draft Objektivave Strategjike

Takimi i parë konsultues mbi Strategjine e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 bëri bashkë rreth 150 qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktorë  të  interesit. Gjatë këtij takimi Bashkia Tiranë prezantoi punën e bërë në bashkëpunim me Këshillin e Europës për zbatimin e metodologjisë së nxitjes së pjesëmarrjes publike në vendimmarrje.

Pjesë e takimit ishte prezantimi i vlerësimit të Strategjisë së Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018-2022  si edhe rekomandimet dhe praktikat e mira të identifikuara gjatë këtij  vlerësimi.

Bashkia Tiranë prezantoi vizionin e strategjisë së re dhe draft-objektivat strategjikë. Në funksion të përmirësimit të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe aktorëve të interesit u prezantua edhe web i dedikuar  për procesin e konsultimit dhe hapësira ineraktive për marrjen e sugjerimeve dhe komenteve përgjatë procesit të hartimit.

Faza 2: Konsultim i Draft Objektivave Strategjike sipas Formatit “World Cafe”

Në vijim të procesit të konsultimit të draft Strategjisë së Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 Bashkia Tiranë organizoi takimin e rradhës ku nëpërmjet formatit World Café rreth 50 bashkëpunëtorëve nga qeveria qendrore, universitete, shoqëria civile, operatorë private etj iu dha mundësia për të dhënë mendimin e tyre rreth 5 draft objektivave.

Gjatë takimit u diskutua jo vetëm mbi mënyrën e formulimit të draft objektivave por edhe për fushat dhe prioritetet që këto objektiva përfshijnë duke marrë në konsideratë këndvështrimin e aktorëvë kryesorë dhe vizionin e tyre për Bashkinë e Tiranës.

Faza 3: Konsultim i Draft Objektivave Specifike sipas Formatit “Focus Group”

Në vijim të procesit të konsultimit të draft Strategjisë së Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 Bashkia Tiranë organizoi takimin e rradhës ku nëpërmjet formatit Focus group rreth 50 bashkëpunëtorëve nga qeveria qendrore, Keshilli Bashkiak Tiranë, universitete, shoqëria civile, operatorë private etj iu prezantuan objektivat strategjike të rishikuara pas propozimeve dhe sugjerimeve të dhena nga pjesëmarrësit gjatë konsultimeve paraprake. Aktiviteti u fokusua në diskutimin e objektivave specifike për cdo prioritet si dhe në zbërthimin e tyre ne projekte konkrete.

Faza 4: Konsultimi Publik i Draft SZHQBT 2023-2027

Bashkia Tiranë në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi ka ndërmarrë nismën për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 (SZHQBT) që është instrumenti më i lartë i planifikimit strategjik në nivel vendor. Bashkia Tiranë nëpërmjet kësaj strategjie synon të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, zhvillimin social dhe mbrojtjen e mjedisit. Zhvillimi i qëndrueshëm nga këndvështrimi i këtij dokumenti është projektuar si një qasje e sistemit aktual vendor drejt rritjes dhe zhvillimit urban dhe rural, duke siguruar një manaxhim të suskseshëm të kapitalit natyror, njerëzor dhe social për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.

Vizioni ynë për pesë vitet e ardhshme projekton Tiranën si një qytet i aksesueshëm falë përmirësimit të infrastrukturës publike në nivel kapilar; një qytet që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme duke ruajtur ekuilibrat mes zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit social, mbrojtjes së mjedisit dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike; një qytet gjithëpërfshirës që prioritizon ndërtimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e pjesëmarrjen e të rinjve dhe që garanton mbrojtje dhe përkujdesje për grupet në nevojë.

Pesë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet SZHQBT janë pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë 2015 – 2030 dhe në koordinim të plotë me të gjithë dokumentat strategjike në nivel qendor dhe vendor. Në evindentimin e këtyre shtyllave rol të rëndësishëm patën analiza e situatës aktuale, rekomandimet nga vlerësimi i strategjisë së mëparshme si dhe aplikimi i metotodologjisë së Këshillit të Europës për rritjen dhe përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe aktorëve të interesit gjatë hartimit të këtij dokumenti.

Bashkia Tiranë bazuar në kuadrin ligjor në fuqi ka hapur zyrtarisht për një muaj prej datës 15.12.2023 procesin e konsultimit publik i cili do të mbyllet me zhvillimin e një dëgjese publike që do të zhvillohet në datën 18.01.2024, ora 10.00, pranë Hotel Tirana International (për më tepër vizitoni https://tirana.al/artikull/njoftim-per-konsultim-publik-draft-strategjia-e-zhvillimit-te-qendrueshem-te-bashkise-tirane-2023-2027)

Faza 5+Draft SZHQBT 2023-2027