Procesi

1. Krijimi i grupeve të punës

Me qëllim plotësimin e Instrumentit të Pjesëmarrjes Publike në Vendimarrje (Civil Participation in Decision-Making Toolkit) në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027, është ngritur grupi i punës si më poshtë:

  • 5 Ekspertë të Këshillit të Europës (KiE), të cilët ofrojnë ekspertizën e tyre për zbatimin e metodologjisë së pjesëmarrjes publike të KiE
  • Grupi operacional i punës i përbërë nga 18 drejtori të Bashkisë Tiranë dhe 25 përfaqësuesit e tyre, të cilët janë angazhuar në të gjitha fazat dhe komponentët e procesit.
  • 2 sesione trajnimi nga ekspertët e KiE me grupin operacional të punës dhe aktorë të shoqërisë civile me qëllim përshtatjen e instrumentit të Pjesëmarrjes Publike në kuadër të përgatitjes së SZHQBT 2023-2027.
2. Vlerësimi për Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018–2022

Gjatë periudhës Janar– Prill 2023 u realizua vlerësimi për zbatimin e SZHQBT 2018–2022. Ky raport vlerëson progresin e bërë drejt përmbushjes së vizionit të tij, rëndësinë e qëllimeve dhe objektivave strategjike, efektivitetin e fushave të veprimit, efikasitetin e zbatimit të strategjisë dhe ndikimin e saj. Gjithashtu, raporti vlerëson opinionet e qytetarëve, drejtuesve dhe stafit të bashkisë lidhur me njohuritë e tyre mbi strategjinë, ndikimin e saj, rëndësinë, efektivitetin dhe efikasitetin e zbatimit të saj.

3. Vlerësimi i niveleve të pjesëmarrjes së komunitetit

Ky proces u realizua në periudhën Prill – Maj 2023 nëpërmjet një pyetësori online, i plotësuar nga përfaqësues të 14 drejtorive të Bashkisë Tiranë dhe 4 organizatave të shoqërisë civile. Pyetësori online u përshtat me kontekstin lokal duke zbatuar instrumentin e Vlerësimit të Komunitetit sipas metodologjisë së Pjesëmarrjes Publike në Vendimarrje të KiE. Ky pyetësor kishte qëllim vlerësimin e komunitetit duke analizuar ndikimin e faktorëve ekonomik, social, politik dhe njerëzor në interesin dhe potencialin e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset e politikbërjes. Të dhënat e mbledhura nga vlerësimi i komunitetit janë thelbësore për të kuptuar se si komunitete të ndryshme do të angazhohen për të kontribuar në hartimin e SZHQBT 2023-2027.

4. Identifikimi i palëve të interesit

Identifikimi i palëve të interesit u realizua nga grupi operacional i punës me përfaqësimin e 13 drejtorive të Bashkisë Tiranë përgjatë periudhës Prill – Maj 2023. Në total u identifikuan 412 partnerë nga institucione publike, sektori i biznesit dhe shoqëria civile. Palët e interesit u klasifikuan sipas rëndësisë dhe interesit të tyre për t’u përfshirë në procesin e informimit dhe konsultimit publik, duke u bërë pjesë aktive dhe thelbësore në vendimarrjen për SZHQBT 2023-2027.

5. Vlerësimi i palëve të interesit

Me qëllim vlerësimin dhe hartëzimin e palëve të interesit, u zhvillua një workshop në Qershor 2023 me pjesëmarrjen e 13 drejtorive të Bashkisë Tiranë dhe 5 organizatave të shoqërisë civile. Vlerësimi dhe hartëzimi i palëve të interesit u realizua përmes instrumentëve të bazuar në metodologjinë e Pjesëmarrjes Publike në Vendimarrje të KiE. Nëpërmjet identifikimit dhe vlerësimit të secilit aktor, u realizua hartëzimi i palëve të interesit duke u bazuar në rëndësinë e kontributit të tyre të mundshëm në procesin e vendimarrjes dhe në interesin që mund të kenë për t’u angazhuar në këtë proces. Palët e interesit do të jenë një pjesë e rëndësishme e vendimarrjes duke marrë në konsideratë rolin dhe potencialin e tyre gjatë fazës së konsultimeve publike të SZHQBT 2023-2027.

6. Hartimi i strategjive për pjesëmarrjen publike

Bazuar në vlerësimin e palëve të interesit dhe nivelit të pjesëmarrjes, Bashkia Tiranë dhe ekspertët e KE kanë hartuar strategjitë për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe palëve të interesit gjatë hartimit të SZHQBT 2023-2027.

7. Angazhimi i palëve të interesit

Bazuar në vlerësimin e palëve të interesit dhe nivelit të pjesëmarrjes, Bashkia Tiranë dhe ekspertët e KiE kanë zhvilluar strategjitë për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe palëve të interesit gjatë hartimit të SZHQBT 2023-2027.

Kalendari i punës